Njihuni me kosovarin i cili ka mbledhur mijëra euro nga lënja e duhanit

Kuriozitete March 18, 2018 - 18:32

Dihet botërisht se duhani dëmton seriozisht shëndetin e njeriut, por jo vetëm. Përpos që rrezikohet jeta, pirja e duhanit zvogëlon dukshëm buxhetin e një personi, nëse llogariten cigaret e blera brenda një viti.

Shaban Guri nga Kaçaniku, ka publikuar në profilin e tij paratë e mbledhura nga lënia e duhanit, duke bërë bujë në rrjetet sociale,

“Kush thotë se Duhani dëmton shëndetin gabon,duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime janë kursime nga ndalimi i duhanit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Guri gjithashtu ka bërë të ditur se me paratë e kursyera nga lënia e duhanit, planifikon ta vizitojë vendin e shenjtë të myslimanëve – Mekën

Image

Image

Image