Qeni i njësisë ‘K-9’ fluturon në ajër për ta kapur kriminelin

Kuriozitete March 12, 2018 - 13:11
Video që duhet ta shikoni patjetër!

Një video interesante e cila është realizuar nga një helikopter i policisë, tregon momentin kur një kriminel, për të cilin besohet se kishte kryer një plaçkitje të armatosur dhe më pas pasi i prishet vetura me të cilën po ikte, e rrëmben një veturë një gruaje, të cilën e nxjerr me dhunë nga vetura e saj dhe më pas ikë me shpejtësi.

Mirëpo,pas disa minutave, ai përplaset me veturën e vjedhur derisa po ndiqej nga policia, transmeton "Zeri.info".

Ai mundohet të ikë në këmbë, por pastaj në lojë hyn qeni i policisë K-9, i cili me një shpejtësi të madhe dhe me një kërcim të jashtëzakonshëm në ajër, arrin ta rrëzoj për tokë kriminelin dhe ta mbajë të shtrirë derisa kanë arritur tre policë t’ia vënë prangat.

Kjo video tregon se sa efikas janë qentë e policisë që ndryshe njihen si K-9 dhe të cilët i posedon edhe policia e Kosovës. /ZËRI/