Postimi në Facebook ia shpëtoi jetën kësaj gruaje

Kuriozitete February 05, 2018 - 20:57

Një grua thotë se një postim në Facebook ia shpëtoi jetën, pasi i ndihmoi që ta vërente një gungë kanceroze në gjoksin e saj.

Jayne Dandy, 51 vjeçe, tha se është “shumë mirënjohëse” ndaj të mbijetuarës së kancerit Hayley Browning e cila bëri një postim në rrjetin social duke treguar në detaje se si ishte diagnostikuar me kancer në gji.

Hayley gjithmonë e kishte ndjekur këshillën e mjekëve që të kontrollonte nëse kishte gunga në trup, përderisa qëndronte në këmbë në dush, transmeton Express.

Por, ajo asnjëherë nuk e kishte vërejtur gungën duke qëndruar në këmbë, madje ajo e vërejti atë krejt në mënyrën e kundërt - duke qëndruar ulur.

Postimi i saj shkoi viral shkurtin e kaluar dhe u pa nga qindra mijëra gra përreth botës. Në postimin e saj, ajo tregoi se si e ndjente gungën kur qëndronte ulur dhe se si zhdukej ajo tërësisht kur çohej në këmbë.

Për Jayne, postimi ishte vital, pasi mbrëmjen e njëjtë të postimit ajo gjeti gungë në gjoksin e saj. Javë më vonë, mjekët konfirmuan se ajo ishte prekur nga një formë e kancerit të gjirit, pavarësisht se nuk kishte shfaqur simptoma më herët. 

Image 
Image