Letra e vogëlushes nga Mitrovica për infermieren që do t’ju rrëqeth

Kuriozitete January 29, 2018 - 13:06

Një vogëlushe nga Mitrovica, e quajtur Fjolla, ka vendosur që infermieren e cila është përkujdesur për të gjatë kohës sa ishte në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ta falënderoj në mënyrë të veçantë, shkruan “Zeri.info”.

Fjolla, përmes një letre të cilën e ka shkruar vet, ka falënderuar infermieren Valdete Istrefi-Rama, për punën dhe përkujdesen që ka treguar ndaj saj.

Madje, kjo infermiere është bërë edhe frymëzim për Fjollën e vogël, pasi që siç shprehet ajo në letrën e saj, tashmë e ka të qartë profesionin që do të zgjedh për të ardhmen, transmeton “Zeri.info”.

“Shpresojmë se nuk të kemi bezdisur, tepruar duke të kërkuar ndihmë edhe për një dhimbtë më të voglën, por ti me buzëqeshjen të ëmbël na i shërove të gjitha plagët. Nëse kish ekzistuar një çmim për dashuri dhe mirësi, jam e bindur se ti e kishe fituar me shumë meritë, Valdete”, shkruan ndër të tjerash në letrën e vogëlushes Fjolla.

“Zeri.info”, ju sjell të plotë dhe pa ndërhyrje letrën e kësaj vogëlushe:  

E nderuara motra Valdete

Unë shpresoj se një ditë do të vendos për profesionin tim për të ardhmen, por duke të parë ty e dashur Valdete nuk e kam vështirë të vendos. Unë dëshiroj të jem si ti një femër e guximshme, krenare dhe shumë e nderuar dhe e respektuar.

Shpresojmë se nuk të kemi bezdisur, tepruar duke të kërkuar ndihmë edhe për një dhimbtë më të voglën, por ti me buzëqeshjen të ëmbël na i shërove të gjitha plagët. Nëse kish ekzistuar një çmim për dashuri dhe mirësi, jam e bindur se ti e kishe fituar me shumë meritë, Valdete.

Me shumë respekt, Fjolla Osaj.

24.01. 2018 ora 22:54

Image