Putin sfidon të ftohtin

Kuriozitete January 21, 2018 - 18:35

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një shfaqje për publikun rus, lideri shumëvjeçar rus u zhyt në ujë të ftohtë -6 gradë Celsius, duke treguar edhe një herë formën e mirë fizike që zotëron, transmeton Klan Kosova.

Sipas besimit, ortodoksët futen në ujë të liqeneve dhe lumenjve çdo vit për të përkujtuar pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan.

Lideri rus, që ka mbushur 65-vjeç, ka një histori të gjatë të paraqitjeve në publik si i zhveshur nga mesi e lartë, shpesh duke notuar, peshkuar apo në aktivitete të tjera edhe më ekstreme.