Kuriozitete

20-vjeçari fiton 451 milionë dollarë në loto, pensionohet nga puna

20-vjeçari fiton 451 milionë dollarë në loto, pensionohet nga puna
13 janar 2018 • 18 : 51

Një 20-vjeçar nga Florida thotë se planifikon “të argëtohet” pasi fitoi 451 milionë dollarë në lotari.

Shane Missler qëlloi pesë numra dhe një top bonus për të fituar lotarinë e katërt më të madhe në historinë e SHBA-së.

Ai pranoi të marrë 282 milionë përnjëherësh, në vend të shumës më të madhe por në periudhë më afatgjate, transmeton Albinfo.ch.

Missler thoshte se e kishte ndjenjën se mund të fitojë. Pak minuta pasi fitoi ai shkroi në Facebook: ‘Oh, Zot’.

Ai i prezantoi tiketën fituese zyrës në Tallahassee të premten, nën shoqërinë e babait dhe avokatit.

“Jam vetëm 20-vjeçar, por shpresoj t’i shfrytëzoj për pasionet e mija, të ndihmoj familjen time dhe të bëj diçka mirë për humanitet”, ka thënë ai në një njoftim.

Avokati i tij ka bërë të ditur se Missler “është pensionuar” dhe nuk do të punojë më.

© zëri.info