Këto janë shenjat e kiametit

Kuriozitete January 10, 2018 - 13:34

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi të ndryshme që dokumentojnë temperaturat ekstreme të larta por edhe të ulëta që po mbizotërojnë në shtete të ndryshme.

Megjithatë meteorologët paralajmërojnë se janari i vitit 2018, do të jetë më i nxehtë krahasuar me janarët e kaluar.

Temperaturat ekstrem të larta janë shënuar në Australi, derisa në vendin më të ngrohtë në botë – Sahara ka rënë borë.

Ndërkaq, në Florida aligatorët janë duke u ngrirë nëpër liqene, dhe iguanat po bien nga pemët. Por hiq më mirë nuk janë temperaturat edhe në ujin e Oqeanit Atlantik, ku peshkaqenët janë ngrirë për së gjalli.

Kur flitet për ngrohjen globale, klimatologët shpesh përmendin faktorët që mund të ndikojnë në këtë, edhe pse pakkush i merr seriozisht.

Aktualisht në SHBA po fryjnë erërat e forta në Poli i Veriut drejt Jugut, derisa në Evropë në veçanti në Ballkan, po fryjnë erëra të nxehta.