Tmerr në teleferik

Kuriozitete January 05, 2018 - 23:30

Në dimër vendet më të të dëshiruara janë vendet malore ku ofrohet jo vetëm bardhësia e dëborës, por edhe mundësia për të bërë ski.

E për t’u ngjitur më lehtësisht në to në ndihmë na vijnë teleferikët, por sa të dobishëm që janë, po edhe aq të rrezikshme na duken.

E ajo çfarë ka ndodhur në resortin e Vorarlberg në Austri, na bën që t’u trembemi edhe më shumë.

Kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë mbetur të bllokuar teksa zona u godit nga stuhia Eleanor.

E duke parë teleferikun që tundej nga era e fortë, askujt nuk ia bënte zemra që të hipte në to.