15 fakte të çuditshme që do u duken të pavërteta

Kuriozitete January 03, 2018 - 17:19

Ka kaq shumë gjëra në botën tonë të mrekullueshme që duken të pavërteta edhe përkundër fakteve, por Bright Side ka përzgjedhur disa prej tyre për ju.

15. Viagra në fillim u testua për probleme të zemrës

Image

Përdorimi i tanishëm i Viagrës u zbulua aksidentalisht. Fillimisht shkencëtarët po kërkonin ilaç që do të shlironte enët e gjakut. Mirëpo, efekti anësor i paparashikuar që u raportua e bëri Viagrën ilaçin më të shitur në botë.

14. 9 nga 10 njerëz vuajnë nga sindromi “vibrimi fantazmë”

Image

Sindromi “vibrimi fantazmë” është një gjendje shëndetsore në të cilën personit i duket (sidomos kur është në stres) që telefoni po i vibron apo cingërron. Më interesantja është se ky fenomen u parashikua në 1996 në librin komik Dilbert (por aty u quajt ndryshe).

13. Iphone është më i mirë se kompjuterët e NASA’së

Image

 

Në kohën kur iPhone doli për herë të parë në shitje, ai ishte më i mirë se kompjuterët e NASA’së që u përdorën në udhëtimin madhështor për në hënë më 1969.

12. Automatët shitës vrasin më shumë njerëz sesa peshkaqenët

Image

Sipas statistikave, automatët shitës kur rrëzohen shkaktojnë rreth dy vdekje në vit. Kurse sulmet nga peshkaqent janë më pak se një në vit. Meqë ra fjala, ka raste kur kokosët që bien nga pema vrasin më shumë njerëz sesa peshkaqentë.

11. Gratë indiane zotërojnë 11% të arit të të gjithë botës

Image

Bartja e stolive është pjesë e kulturës indiane, andaj India është blerësi më i madh i këtij metali. Në shtëpitë indiane ka përafërsisht 18.000 ton ari, që  i bie më shumë se gjithë rezervat e SHBA’ve, Zvicrës dhe Gjermanisë bashk, transmeton Zeri.info.

 10. Në Kinë duhet të marrësh miratimin e qeverisë përpara rimishërimit

Image

Nëse një person dëshiron të ringjallet ata duhet të aplikojnë në 4 organe qeveritare dhe mund t’i përmbushin qëllimet e tyre vetëm pas miratimit të tyre. Ky urdhër u lëshua në 2007. Pra, qeveria e di vendin kur do rilind Dalai Lama.

9. Universiteti i Oksfordit është më i vjetër sesa Perandoria Azteke

Image

Tenoktitlani, vend në Aztek, u ndërtua me 1325. Nuk ka datë të saktë të themelimit të Universitetit të Oksfordit, mirëpo studimi ka ekzistuar aty qysh në 1096. Meqë ra fjala, në një laborator në Oksford është një zile që bie pa pushim që nga viti 1840.

8. Mund të infektohesh nga 'budallakia'

Image

Shkencëtarët e kanë zbuluar një virus të budallakis (ATCV-1) në trupin e njeriut, që merret përmes ujit. Njerëzit e infektuar (pothuajse gjysma e njerëzve që u morën në pytje) i përpunojnë informatat e marra dhe përmbushin detyrat e caktuara shumë më ngadalë. Poashtu kanë vështirësi në koncentrim.

7. Kur turperohemi na skuqet lukthi

Image

Sikleti shkakton që trupi jonë të prodhojë adrenalinë intensivisht. Ky hormon e aktivizon çarkullimin e gjakut dhe si rezultat jo vetëm na skuqet fytyra por edhe mbeshtjellësi  mbrendshëm i lukthit bëhet i kuq.

6. Sipërfaqja e mushkërive është aq sa sipërfaqja e një banese 3 dhomëshe

Image

Alveolet, që gjenden në mushkëri, janë qeska të vogla me ajër. Nëse do mund tua hiqnim ajrin dhe të shtrinim indet e tyre, ato do të përfshinin një sipërfaqe prej 75 metrave katror, përcjellë Zeri.info.

5. Shenjat e gishtërinjëve të koalës janë identike me të njerëzve

Image

Dallimin mes shenjave të gishtirnjëve të koalës dhe atyre të njerëzve është shumë e vështirë ta vëresh qoftë edhe me mikroskop shumë të fuqishëm. Shkencëtarët besojnë se këto forma e ndihmojnë koalën që të kapet më mirë, gjë që është shumë e rëndësishmë për të pasi ajo ushqehet me gjethet e pemëve dhe i duhet të ngjitet në to.

4. Kërmilli ka më shumë dhëmb sesa peshkaqeni

Image

Varësisht nga lloji, një peshkaqen mund të ketë 180 deri në 400 dhëmbë. Mirëpo kërmilli i shiut ka radulën që është si gërryese. Radula mund të ketë diku 12,000 deri 20,000 dhëmbë në rende.

3. Mantisi ka 5 sy dhe një vesh

Image

Ky insekt i hijshëm ka 5 sy: 2 të mëdhënj dhe 3 të vogël në mes të ballit. Kurse i vetmi vesh i tij është në bark mes këmbëve të prapme. Mantisët poashtu kanë krahë shumë të bukur. Më një fjalë janë të paparë.

2. Njerëzit mund të kenë sy të kuq

Image

Njerëzit dhe kafshët me albinizëm nuk prodhojnë mjaftueshëm melaninë, që rezulton me shumë pak pigment në flokë, sy dhe lëkurë. Varësisht nga tipi i albinizmit, enët e gjakut në sy mund të shihen duke i bërë sytë të duken të kuq ose vjollcë. 

1.            Femrat përjetojnë dhimbje më të forta

Image

Femrat kanë më shumë receptorë të dhimbjeve andaj edhe ndjejnë dhimbje më të forta. Mirëpo, ato kanë prag më të ulët të dhimbjës sesa meshkujt. Përndryshe, asnjë femër nuk do të mund të duronte dhimbjet e lindjes./Zeri.info