Humbi 100 mijë euro në kuiz, përgjigjen e saktë tërë kohën e kishte në bluzë

Kuriozitete December 19, 2017 - 12:53

Një djalë i ri nga Spanja me emrin Alberto, përgjithmonë do ta mbajë në mend përgjigjen në pyetjen “Kush është Steve Rogers në filmin “The Avengers?”, që i është bërë në kuizin Ahora Caigo.

Përgjigja e saktë ka mundur t’i sjell atij plot 100 mijë euro, kurse ai është bërë i famshëm për shkak të një detaji – në bluzën që e kishte veshur në atë moment kritik, kishte të shkruar përgjigjen e saktë që i është bërë në kuiz, transmeton Telegrafi.

Në këtë pyetje ai kishte tri alternativa – mjek, zotëri dhe kapiten.

Por, ky i ri nuk kishte ditur përgjigjen e saktë, edhe pse e kishte të shkruar në bluzën që e kishte veshur, dhe vetëm Zoti e di se sa herë e ka lexuar derisa e ka veshur.

Në bluzë shkruante “Steve Rogers është kapiten Amerika”.