Kuzhinieri shqiptar në Zvicër që u bë pronar restorantesh në Gjermani

Kuriozitete December 16, 2017 - 20:04

Nëse në një odë burrash në Malësinë e Rugovës, një nga të pranishmit thërret „O Lak“, e gjithë oda do të përgjigjet pothuajse njëzëri: „Heee“, apo „urdhëro“.

Është kjo një barcoletë për banorët e asaj ane, të cilët e thërrasin njëri-tjetrin „Lak“ apo „Lako“, e që ka kuptimin „shok“ apo „mik“.

I tillë është edhe Afrim Nikqi, si një rugovas i vërtetë nga Sllupqani i Madh, ai të gjithë i thërret Lak, sepse të shumtë janë miqtë e tij.

Me Shkollën e Mesme të Arkitekturës të kryer në Pejë, si një 16- vjeçar emigroi në Zvicër, për t‘u vendosur fillimisht tek e motra, në një ndër vendet më turistike në Zvicër, në Crans Montana. I interesuar për shumë gjëra, ishte kuzhina ajo e cila e tërhiqte më shumë, kjo paksa edhe e imponuar, duke pasur parasysh që Krans Montana është një vend hotelesh.

Shkollimin profesional për kuzhinier e fillon vetëm pas dy vjetësh në një restorant me renome në Krans Montana. Ndërsa  vetëm dy vjet pas përfundimit të shkollimit, si një 23-vjeçar, Afrimi emërohet si kryekuzhinier aty, një gjë shumë e rrallë për një restorant të tillë, e për të një përgjegjësi e madhe. /Gazetametro/ Image