Dëgjon zhurmë nga nëntoka për tre ditë, kur zbulon çfarë ka e bën të ikë me vrap

Kuriozitete December 14, 2017 - 14:50

Kur një njeri në San Diego dëgjoi zhurmë nga nëntoka, ai vendosi që ta injorojë.

Por kur zhurma vazhdoi për tre ditë pa u ndalur, filloi të gërmojë dhe shpejt gjeti veten përballë një kafshe, raporton County News Center, transmeton lajmi.net

Sapo e pa që ishte qen, thirri menjëherë qendrën për shpëtimin e kafshëve.

Një femër Labrador ishte ngujuar aty dhe nuk mund të dilte, kështu që ekipi i shpëtimit ndihmuan që të del në sipërfaqe.

Mirëpo ata zbuluan se ishte dhe një qen tjetër më i madh i ngujuar më thellë, i cili nuk mund të qëndronte në këmbë.

Menjëherë i morën në kujdesin intensiv për t’i ushqyer ngase po ngordhnin urie.

Besohet se nuk i takonin askujt, mirëpo kishin rënë në gropë dhe s’mund të dilnin nga aty.

Ata tani janë në gjendje të mirë shëndetësore.