Ky fshat gjerman shitet në ankand
Kuriozitete
December 10, 2017 - 08:23
Fshati i Alvines, në shtetin gjerman të Brandenburgut u shit sot në ankand me një çmim prej 140.000 eurove.
Një blerës anonim, nëpërmjet telefonit, ishte ofertuesi i vetëm në ankand për këtë fshat të vogël, që ndodhet në mes të një pylli dhe është ”shtëpia” e 15 banorëve.
Fshati përfshin një rrugë, nëntë shtëpi, disa ndërtesa të tjera, 10 garazhe dhe depo.
“Ka pasur shumë të interesuar, madje edhe nga jashtë shtetit”, thotë Matthias Knake i shtëpisë së ankandeve ”Karhausen”.
Banorët nuk janë shumë të pasur dhe disa ndërtesa janë të dëmtuara në fasadat e tyre.
Alvine është pjesë e qytetit të Uebigau-Wahrenbrueck, i lokalizuar 100 kilometra në jug të Berlinit.
Nuk ka dyqane dhe autobusi i vetëm i linjës nuk ndalon atje.