Momenti kur ndalon së ‘rrahuri zemra’, vajzat e surprizojnë në këtë mënyrë nënën e tyre (Video)

Kuriozitete December 09, 2017 - 18:08

Një nënë u surprizua pasi dy vajzat e saj vendosën të kthehen në shtëpinë e tyre pa e njoftuar atë.

Vajzat, të cilët kishin jetuar në Australi, vendosën një kamerë afër një tavoline për të kapur reagimin e nënës së tyre pastaj ato u fshëhën në një qoshe duke e pritur atë.

Image

Videoja tregon nënën duke biseduar me një mik kur ajo hyn në një dhomë duke pyetur ‘Çfarë po bën?’ – dhe pastaj ndalon kur i sheh bijat e saj, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Image

Nënës menjëherë i bie çanta dhe tronditet për pak momente, goja e saj është e hapur para se vajzat e saj ta përqafojnë atë.

Nëna e vajzave i mbërthen të dyja dhe i mban ato fort ku njëra nga vazjat shpërthen në lot.

Vajzat mund të shihen duke fshirë lotët nga sytë e tyre ndërsa qeshin, qajnë dhe puthin njëri-tjetrin, gëzohen që i janë ribashkuar familjës së tyre në kohën e pushimeve. Shiko videon KETU