Dekorohet Shtëpia e Bardhë për Krishtlindje

Kuriozitete November 30, 2017 - 12:01

Për Krishtlindjet e para si Zonja e Parë, Melania Trump ka zbukuruar Shtëpinë e Bardhë me shumë dekorime dhe detaje të veçanta, përcjellë KultPlus.

“Presidenti Barron dhe unë jemi shumë të ngazëllyer pasi që janë Krishtlindjet tona të para në Shtëpinë e Bardhë”, tha Zonja e Parë në një deklaratë. “Ashtu si për shumë familje të tjera anembanë vendit, traditat e festës janë shumë të rëndësishme edhe për ne. Shpresoj që gjatë vizitës në Shtëpinë e Popullit këtë vit, vizitorët do të kenë një ndjesinë e të qenit si në shtëpi për pushime “, ka thënë Melania Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dekorimet përfshijnë një pemë si simbol për nderimin e familjeve ushtarake të Gold Star, po ashtu porcelanin e Presidentit Ronald Reagan, botimin i Presidentit Franklin D. Roosevelt “A Christmas Carol” , po ashtu është vendosur edhe një pemë e zbukuruar me stoli prej xhami të zbukuruara me vulën e çdo shteti dhe territori.

Shtëpia e Bardhë gjatë muajit dhjetor do të mbajë të hapura dyert e më shumë se 100 shtëpive dhe do të mirëpres më shumë se 25,000 vizitorë./KultPlus.com/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image