Si e ka mësuar gjuhën shqipe Donald Lu? Ambasada zbulon sekretin

Kuriozitete November 22, 2017 - 18:56

Në çdo dalje të tij, ambasadori i SHBA, Donald Lu, na bën përshtypje me mënyrën e të folurit të gjuhës shqipe, me të cilën ai arrin të shprehet shumë mirë. 

Gjithmonë jemi bërë kuriozë të dinim se si e ka mësuar.

Epo këtë “sekret” e zbuloi sot Ambasada Amerikane. 

Nëpërmjet një postimi në facebook, ambasada shkruan se të gjithë diplomatët amerikanë mësojnë gjuhën e vendit ku shërbejnë.

“Është Dita e Përshëndetjes! A e dinit se diplomatët amerikanë mësojnë gjuhën e vendit ku shërbejnë? Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit ofron trajnime në më shumë se 70 gjuhë, për t’u siguruar që diplomatët e Shteteve të Bashkuara komunikojnë në mënyrë efikase kudo që ata caktohen.”, shkruan Ambasada e SHBA në Facebook.