Po afrohet moti me temperatura minus: Mësoni se si ta shkrini akullin në xhamat e veturës

Kuriozitete November 20, 2017 - 17:37

Po na afrohet moti me temperaturë nën 0 shkallë, e me atë edhe problemet tona të përditshëm me akullin në xhamat e veturave.

Me xhamat e ngrira dhe të mjegulluara luftojmë çdo dimër, të pavetëdijshëm se ekzistojnë mënyrat e thjeshta të cilat mund të na ndihmojnë shumë dhe na kursejnë mundim dhe kohë, sidomos në mëngjes, para nisjes në punë. Gërryesja plastike mund të na ndihmojë, por ndonjëherë as forca nuk mjafton, transmeton gazetametro.net.

Meteorologu amerikan Ken Weathers nga Tenesi, ka publikuar në YouTube video në të cilin na jep një këshillë të shkëlqyeshëm për shkrirjen e xhamave të veturës. Gjithë çfarë duhet të bëjmë është që ta përziejmë alkoolin izopropil apo izopropanolin (alkool i thjeshtë për pastrim të cilin mund ta gjejmë gjithkund, nëpër shitore, pompa të benzinës dhe barnatore…) me ujë.

Weather këshillon masën prej dy të tretat alkool dhe një të tretën ujë të cilën më pas e spërkatim nëpër xham. Siç shihet në video, akulli do të shkrihet menjëherë dhe do të zbutet aq sa mjafton që të fshihet me në leckë të thjeshtë.

Gjithqysh duhet të kemi kujdes që të mos përdorim ujë të nxehtë sepse xhami i akullt mund të pëlcet. Weathers shton se ky alkool ngrihet diku kah 90 shkallë nën zero, kështu që enën me tretje mund ta ruajmë në automobil pa frikë se do të ngrihet.