Prodhuesit e Coca-Cola planifikon depozita parash për shishet e zbrazëta

Kuriozitete November 16, 2017 - 16:35

Prodhuesi më i madh britanik i pijeve, Coca Cola i ka thënë Sky News, se shishet plastike që shiten, duhet të shiten me një depozitë ekstra, në mënyrë që konsumatorët t’i kthejnë shishet e zbrazëta dhe mos t’i hedhin në mbeturina.

Gjigandi i pijeve në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë që shishet pas përdorimit, duhet të sillen prapë në mënyrë që ato të riciklohen dhe mos të përfundojnë në mbeturina. Kohëve të fundit, Coca-Cola i konsideronte depozitat në para për shishe si një kërcënim për biznesin e saj.

Por, kompania tani thotë se riciklimi ka ngecur dhe se ata nuk mund të prodhojnë burime të mjaftueshme të shisheve për të përmbushur objektivat e saj për ruajtjen e mjedisit, prandaj kanë propozuar një pagesë shtesë për blerjen e shisheve të Coca-Cola-s, në mënyrë që blerësit pas konsumimit të tyre, t’i kthejnë në dyqanin kur i kanë blerë dhe pastaj t’u kthehen depozitat e parave./ZERI