Piktura ‘Salvator Mundi’ shitet me çmim rekord prej 450.3 milionë dollarë

Kuriozitete November 16, 2017 - 15:45

Një nga pikturat e artistit të famshëm, Leonardo da Vinçit, ka arritur që të thyej të gjitha rekordet botërorë për çdo pikturë që është shitur deri më tani në ankand privatisht, transmeton, zeri.info.

Piktura e quajtur ‘Salvator Mundi’, që në gjuhën italiane do të thotë “Shpëtimtari i botës”, u shit për 450.3 milionë dollarë në ankandin publik të organizuar nga shtëpia e ankandit ‘Christie’, të mërkurën më 15 nëntor. Blerësi nuk u zbulua akoma.

Çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një vepër arti në ankand ishte 179.4 milionë dollarë për veprën “Women of Algiers (Version O)” të Pablo Piccasos-s, e cila u shit gjithashtu në ‘Christie’ në Nju Jork në maj të vitit 2015. Ndërsa çmimi më i lartë i njohur deri më tani për një vepër arti, është ai i autorit Willem De Kooning, “Interchange”, e cila u shit privatisht 300 milionë dollarë në shtator të vitit 2015 nga fondacioni  ‘David Geffen’.

“Salvator Mundi” është një pikturë 26 inç e gjatë, që përshkruan Krishtin e veshur me rrobat e stilit Rilindjes me dorën e djathë të ngritur në lutje, ndërsa dora e tij e majtë mban një sferë kristale. Piktura daton që nga viti 1500.

Image

Vepra "Salvator Mundi" dikur ishte në pronësi të Mbretit Charles I të Anglisë dhe u zhduk deri në vitin 1900, kur ajo u rishfaq dhe u ble nga një koleksionist britanik. Piktura u shit përsëri në vitin 1958 dhe pastaj u ble në vitin 2005. Vepra ishte dëmtuar rëndë dhe pjesërisht e pikturuar, dhe më pas tregtarët e artit paguan më pak se 10.000 dollarë. Tregtarët e artit pikturuan, veprën ‘Salvator Mundi’ dhe e dokumentuan origjinalitetin e saj si një punë nga Leonardo da Vinçi./ZERI