Qytete të rrejshme nëpër botë ku nuk jeton askush, mësoni arsyet për këtë

Kuriozitete November 16, 2017 - 09:32

Ekzistojnë qytete rreth botës që kanë ndërtesa të mëdha e rrugë të gjata të ndërtuara për mrekulli, por ku – për dallim prej qyteteve normale – nuk jeton askush. 

Fotografi Gregor Sailer ka vizituar disa prej këtyre qyteteve nëpër shtete të ndryshme të botës.

Këto qytete përdoren për arsye të ndryshme si xhirimet e filmave, atraksione turistike dhe stërvitje ushtarake.

Disa prej këtyre qyteteve të rrejshme përfshijnë Mosulin në shkretëtirën Mojave, një lagje në Kaliforni, një në Suedi dhe një qytet me stil anglez në Kinë.

Sailer, 37 vjeçar, ka gjetur qytete të tilla ku nuk zhvillohet jetë normale në 25 lokacione në shtatë shtete të shtrira në tri kontinente.

Ai thotë që qyteti që i ka lënë atij më së shumti përshtypje është një në Gjermani, i cili përdoret për trajnime nga ushtria. /gazetametro.net

Image

Image

Image

Image

Image

Image