E pabesueshme: Ja çfarë mban në dorë një vajzë nga një pikturë e vitit 1860? - (Foto)

Kuriozitete November 15, 2017 - 14:31

Kjo është piktura “The Expected One” e piktorit austriak Ferdinand Georg Waldmuller nga viti 1860. Por si është i mundur iPhone në këtë pikturë të shekullit të 19-të dhe nuk bëhet fjalë për fotoshop, transmeton Zeri.info.

Image

Në këtë pikturë, shihet një vajzë duke mbajtur në dorë një pajisje të ngjashme me celular dhe duket sikur ajo po shkruan në të sikurse që tani shumica prej nesh shkruajmë në rrugë.

Edhe fytyra e vajzës duket e ndriçuar nga drita e ekranit të pajisjes që mban në duar. Po një sqarim i ekspertëve të pikturave insistojnë se kjo vajzë nga piktura, nuk është duke shkruar në iPhone, por është nisur për në kishë dhe në duar mban një libër të vogël lutjesh.

Çfarë mendoni ju se ajo mban në duar?/ZERI