Një shalqi i vetëm e bëri milioner

Kuriozitete November 13, 2017 - 17:46

Henry Walker ng Alabama, pa ëndërruar fare është shndërruar në milioner. Në të vërtetë, ai së bashku me bashkëshorten e tij ishte duke blerë gjësende në një dyqan të madh, kur ishte penguar në një shalqi, transmeton Zeri.info.

Dhe lëndimi i tij ka kushtuar hiq më pak se 7.5 milionë dollarë. Në të vërtetë, gjykata ka ardhur në përfundim se në këtë rast kompania ka qenë e pakujdesshme ndaj konsumatorit të vet.

Henry ishte penguar në shalqi, duke u rrëzuar dhe me këtë rast kishte thyer kofshën. Ai më pas kishte paditur zinxhirin e dyqaneve dhe tani gjykata i ka ndarë atij 7.5 milionë dollarë dëmshpërblim. Kompania ndjehet e dëshpëruar me vendimin dhe planifikon të apeloj vendimin./ZERI