Figura e Hitlerit hiqet nga muzeu, arsyeja do t’ju befasojë

Kuriozitete November 11, 2017 - 18:48

Figura prej dyllit e liderit nazist, Adolf Hitler, në madhësi natyrale është larguar nga muzeu i Indonezisë në qytetin Jorjakarta, pasi që një numër i madh i vizitorëve duke qeshur kanë bërë selfie, gjë e cila shkaktoi zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare.

 

Fotografitë e ngarkuara në rrjetet shoqërore paraqesin njerëzit duke pozuar pranë figurës së liderit nazist, të vendosur para fotografisë së kampit në Aushvic.

Po ashtu ka pasur edhe fotografi ku të rinjtë e veshur në uniforma me ngjyrë portokalli kanë bërë përshëndetje naziste.