Dyert e mbyllura në shtëpi mund t’iu shpëtojnë jetën

Kuriozitete November 07, 2017 - 19:16

Ka një mënyrë shumë të thjeshtë si t’i shtojmë vetes disa mundësi shpëtimi në rast se në shtëpi shpërthen zjarr.Të mbani të gjithë dyert e shtëpisë mbyllur.Dera e mbyllur e dhomës së gjumit mund të bëjë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes.

Në shumë mënyra, ne jemi më të sigurtë se një shekull më parë. Me zhvillimin e teknologjisë çdo gjë ka përparuar duke i bërë gjërat më të sigurta. Por, kur vjen puna te zjarret, bota është më e rrezikuar se asnjëherë më parë.40 vjet më parë, koha mesatare që kishe për të shpëtuar në momentin që binte alarmi i zjarrit ishte 17 minuta. Sot, koha mesatare për të shpëtuar është vetëm 3 minuta.

Kjo, pavarësisht ndërtimeve të reja apo alarmeve të zjarrit, shtëpitë moderne digjen më shpejt.Pse?Për një arsye shumë të thjeshtë. Në të kaluarën, shtëpitë ishin më të vogla dhe me dhoma të ndara. Kohët e fundit njerëzit preferojnë shtëpi me hapësira më të mëdha të pandara në dhoma. Kjo do të thotë që zjarri ka më pak pengesa për të kaluar nga një dhomë në një tjetër.

Gjithashtu, për shkak edhe të sendeve shtëpiake më së shumti plastike, zjarri bëhet toksik duke djegur më shpejt.Me kaq pak kohë për t’i shpëtuar një shpërthimi edhe sekondat bëhen shumë të rëndësishme.Duke mbajtur derën e dhomës së gjumit mbyllur dhe duke mbyllur të gjitha dyert e tjera të shtëpisë mund t’iu japë kohën e çmuar në dispozicion.

Studimet kanë zbuluar se dera e mbyllur nuk mund ta ndalojë zjarrin, por mund të ketë një impakt të madh në ngadalësimin e tij.Gjatë zjarrit, një dhomë me derë të hapur mund të digjet me temperaturë 538 °C. Nëse dyert e dhomës janë të mbyllura temperatura dhoma digjet me temperatura 38°C.

Dera e mbyllur kufizon rrjedhjen e oksigjenit që është karburant për zjarret.Nxehtësia dhe zjarri nuk janë të vetmet rreziqe në një shpërthim. Sipas Organizatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri, shumica e vdekjeve nga zjarri nuk janë shkaktuar nga djegiet, por nga asfiksimi.Duke mbyllur derën e dhomës së gjumit, duke mbajtur të lidhura alarmet për zjarr dhe duke pasur një plan shpëtimi për veten dhe gjithë familjen, mund të shtoni shanset që të dilni gjallë prej një fatkeqësie.