I ngriti gishtin e mesit Trump-it, ja çfarë i ndodhi nënës së dy fëmijëve

Kuriozitete November 06, 2017 - 22:49

Ndoshta e keni hasur më parë këtë fotografi që u bë virale në rrjetet sociale disa ditë më parë.

Një çikliste i tregoi gishtin e mesit presidentit amerikan Donald Trump, teksa ai po kalonte me eskortën e tij. 

Gruaja u bë e famshme për gjestin e saj, madje shumë e quajtën “hero”.

Por që prej atij momenti, jo gjithçka ka shkuar mirë për nënën e dy fëmijëve.

50-vjeçarja Juli Briskman është pushuar nga puna. Akima LLC, një firmë kontraktore e qeverisë amerikane, nuk ishte edhe aq e lumtur për fotografinë e punonjëses.

Në një intervistë për HuffPost, Briskman u shpreh e shokuar që dikush kishte arritur të kapte në fotografi momentin.

Të hënën ajo u thirr në zyrën e kompanisë ku thanë se kishte shkelur rregullat e kompanisë për mediat sociale duke e përdorur fotografinë si foto profili në Facebook dhe Twitter.

Kur u pyet nga gazetarja se si i shkoi ndër mend t’i tregonte gishtin e mesit presidentit, ajo u përgjigj:

“Teksa isha buzë rrugës dhe kaloi eskorta filloi të më ziente gjaku. Përfituesit e DACA po dëbohen nga SHBA-të. Ai nxjerr reklama për regjistrime të hapura për Obamacare. Vetëm një e treta e Puerto Ricos ka energji elektrike. Dhe ja… mesa duket po shkon të luajë golf”.

Image