Çfarë domethënie ka dridhja e qerpikut, sipas besëtytnive dhe shkencës

Kuriozitete October 25, 2017 - 19:42

Dridhja e qerpikut është një fenomen që në kombe të ndryshme përkthehet nëmënyra të ndryshme.

Ky veprim në mjekësi quhet blefarospazëm, në popull-dridhje e qerpikut.

Shkenca thotë se kjo shpesh ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit apo mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor, ndërsa besëtytnia popullore thotw se është ndonjë shenjë.

Vetëm duhet interpretuar drejt.

Popujt e ndryshëm kanë besëtytni të ndryshme kur është fjala për dridhjen e qerpikut, mirëpo pothuajse nuk ka popull i cili nuk ka bërë interpretime të këtij fenomeni.Mësoni se si interpretohet një fenomen i tillë në kombe të ndryshme.

Kinë

Në Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe. Nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.

Indi

Indianët besojnë që është fat i keq nëse ju dridhet qerpiku i syrit të majtë, ndërkaq shenjë e mirë nëse lëviz i djathti. Pra, krejtësisht e kundërt nga kinezët.

Hawaii

Besojnë që dridhja e qerpikut të syrit të majtë do të thotë mysafir të huaj në familje, ndërkaq nëse ai qerpik dridhet pa ndërprerje, atëherë kjo do të thotë shpartallim të familjes.

Ballkan

Ekzistojnë interpretime që dridhja e qerpikut të syrit të djathtë do të thotë që do të realizohet ajo që keni menduar në atë çast, ndërkaq dridhja e qerpikut të majtë – parashenjë e keqe. Kjo me siguri ka qenë shenjë e mirë për të gjitha femrat të cilat kanë pasur frikë që burrat nuk do t’u kthehen nga lufta.

Në vende të tjera, megjithatë, besohet që dridhja e qerpikut të sipërm të syrit të djathtë do të thotë gëzim në familje, ndërkaq dridhja e qerpikut të poshtëm lidhje e miqësive të reja.