Kjo shtëpi në Angli po shitet sa një çantë dore – dhe blerësi mund të vendoset menjëherë!

Kuriozitete October 15, 2017 - 18:31

Një banesë “modeste” është vënë në treg për më pak se çmimi i një çante dore e ndonjë dizajneri të njohur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për banesën, vlera e së cilës është hiç më shumë se 5 mijë funte (rreth 6600 dollarë)

Prona në Grimsby, Angli, është gati për një pronar të ri për tu vendosur menjëherë me një dhomë gjumi, kuzhinë dhe dhomën e ndjenjës, të lyer së voni.

Shtëpia, dyshemeja e së cilës është shtruar tërësisht, është përshkruar si një ‘mundësi investimi’ nga agjentët e pasurive.

Banesa është duke u shitur në një ankand, me një blerës që pritet të paguajë një depozitë prej 10% (500 funte) menjëherë dhe pastaj të shkëmbehet brenda një muaji. 

Image

Image

Image

Image