Pse vikingët e kishin të qëndisur emrin 'Allah' në rrobat e tyre të funeralit?

Kuriozitete October 14, 2017 - 11:59

Hulumtuesit në Suedi kanë gjetur shkronja arabe të thurura në kostumet e varrimit nga varrezat varkë të vikingëve.

Zbulimi ngrit pyetje të reja për ndikimin e Islamit në Skandinavi, shkruan gazetari Tharik Hussain.

Ato ishin mbajtur të mbyllura për mbi 110 vjet, duke u mohuar si shembuj tipikë të rrobave të funeralit të Epokës së Vikingëve.

Por një hulumtim i ri mbi këto rroba – të gjetur në varret e shekujve nëntë dhe dhjetë, ka sjellë një formë të re të të kuptuarit të kontaktit mes botës vikinge dhe asaj islamike.

Yrnekët e thurur me penj mëndafshi e argjendi  shqiptojnë “Allah” dhe “Ali”.

Zbulimi ishte bërë nga arkeologia e tekstilit, Annika Larsson e Universitetit Uppsala, teksa po ri-ekzaminonte mbetjet e kostumeve të varrimit nga varkat dhe dhomat varre që fillimisht ishin nxjerrë gërmuar në Birka dhe Gamla Uppsala në Suedi, në fund-shekullin e nëntëmbëdhjetë, dhe në mesin e shekullit XX.