Mbishkrimi 3.200 vjeçar zbulon një sekret të lashtë

Kuriozitete October 11, 2017 - 12:18

Një ekip arkeologësh zviceran dhe holandez, të cilët e deshifruan mbishkrimin në një pllakë guri të vjetër 3,200 vite, mendojnë se kanë zgjidhur “një nga misteret më të mëdha arkeologjike të Mesdheut”.

Një frizë prej 29 metrash, e gjetur më 1878 në territorin e Turqisë së sotme, mbart mbishkrimin më të gjatë hieroglifik në botë nga Epoka e Bronzit, transmeton zeri.info.

Fjala është për mbishkrimin në gjuhën luviane që u dha shkencëtarëve një pasqyrë në kauzën e shkatërrimit të civilizimeve të fuqishme dhe të përparuara në atë kohë.

Është përmendur pushtimi nga flota e mbretërisë së bashkuar nga Azia e vogël, e cila u krye në qytetet e bregut lindor të Mesdheut. Kjo "konfederatë detare e plaçkitjeve" ka të ngjarë të jetë shkaku i rënies së kombeve të Epokës së Bronzit.

Studiuesit besojnë se mbishkrimi u bë në vitin 1190 para Krishtit dhe u porosit nga Kupanta Kurunta, mbret i shtetit të Miras.

Ai në një aleancë me shtetet e tjera Anatoliane e pushtoi Egjiptin e lashtë dhe shtetet e tjera në rajonin e Mesdheut, gjatë dhe në fund të Epokës së Bronzit. 

Shkencëtarët kanë supozuar më parë se pushtuesit ishin ata që çuan në rrëzimin e civilizimeve dominuese në atë periudhë, por identiteti i pushtuesve nuk u zbulua kurrë. Arkeologët i quajtën pushtuesit “detarët trojanë”./Zeri