A e dini kuptimin e shkronjës “I” tek LGBTI?

Kuriozitete October 09, 2017 - 22:30

Ditëve të fundit është bërë temë e nxehtë komuniteti LGBTI.

Me rastin e paradës që do të mbahet në Prishtinë ka ide dhe mendime të ndryshme, pro dhe kundër, transmeton lajmi.net

Por, shumë prej nesh ndoshta ende nuk i kemi ditur kuptimet e shkronjave LGBTI, e kjo e fundit na ka habitur më së shumti.

Bëhet fjalë për interseksualizmin dhe sigurisht mund të jemi pak konfuz në lidhje me këtë orientim të rrallë seksual.

Interseksual është termi i përgjithshëm i përdorur për një sërë kushtesh në të cilat një person lind me një anatomi, riprodhuese ose seksuale që nuk i përshtatet përkufizimeve tipike të femrave apo meshkujve.