NASA zbulon diçka të pazakontë rreth historisë së Hënës

Kuriozitete October 07, 2017 - 20:59

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka studiuar të kaluarën e satelitit të Tokës dhe ka zbuluar diçka interesante nga historia e saj.

Ekspertët në NASA besojnë se para tre deri në katër miliardë vjetësh, Hëna ka pasur atmosferë.

Sipas studimit të ri të NASA-s, aktivitetet intensive vullkanike nxorën gazra të shkrira në sipërfaqen e Hënës, me shpejtësi aq të madhe sa që ato kanë mundur të shpërndahen në kozmos.

Këto shpërthime bartnin komponimet e gazit, si monoksidi i karbonit dhe formuan një atmosferë të përkohshme rreth Hënës që mund të zgjaste deri në 70 milionë vjet para se të shpërndahej në errësirën e kozmosit.

Studimi i publikuar në revistën “Earth and Planetary Science Letters”, sugjeron se atmosfera ishte më e dendur para 3.5 miliard vjetësh. Ajo mendohet të ketë përmbajtur gjurmë të sulfurit dhe ujit.

David Kring nga USRA, tha se kjo do të ndryshojë në mënyrë dramatike pikëpamjet tona rreth Hënës.

“Kur Hëna kishte atmosferë, ishte tri herë në afër Tokës se sa që është sot dhe mund të jetë shfaqur rreth tri herë më e madhe në qiell”, tha ai.