Kjo është vila superluksoze e kryeministres serbe ku do të jetojë me të dashurën e saj

Kuriozitete September 25, 2017 - 18:52

Kryeministrja Ana Brnabic ka kërkuar që të shpërngulet në villen shtetërore në Dedinje, edhe atë as më pak e as më shumë se në një villë prej 1000 metër katrorë.

Në rezidencë me të do të jetonte edhe e dashura e saj, e cila njëkohësisht është mjeke në Qendër Klinike në Serbi, transmeton gazetametro.net

Brnabic, si kryeministre ka të drejtë të shpërngulet në njërën nga villat shtetërore, deri sa është në këtë funksion, por si shtet po i mbron shpenzimet, ndërsa rrogat dhe pensionet ende nuk janë kthyer në gjendjen normale, kjo pritet nga shefja e qeverisë të rregulloj.

Këtu nuk është në pyetje shpërngulja e kryeministres në një villë super luksoze në një nga lagjet më të shtrenjta të Beogradit, por këtu problem janë shpenzimet marramendëse të kryeministres dhe të dashurës së saj në patundshmëri shtetërore.

Shpenzimet shumë të larta

Brnabic sipas ligjit ka të drejtë të shfrytëzoj villen, por ky duket se askush nuk e ka menduar që ajo do të kërkoj të shpërngulet nga banesa e saj, por edhe ka lënë përshtypje se nuk është lloj i personit që mezi nuk ka pritur të shpërngulet tek villa në Dedinj.

Është paraqitur si e thjeshtë, për këtë arsye serbët janë befasuar nga kjo kërkesë e saj.

Nga informacionet që kanë dalë nga ndërtesa e qeverisë në Beograd, thuhet se qytetarëve do të ju duhet çdo muaj të mbledhin minimum 15 mijë euro çdo muaj, për t’ia hequr shpenzimet që do t’i bëj kryeministra në atë villë shtetërore.

Më e pasura në qeveri

Villa për të cilën po flitet ka super kushte dhe është ndër më të rregulluarat që nuk i mungon asgjë. Një villë të tillë ende e shfrytëzon Tomislav Nikolic, ish president i Serbisë.

Edhe pse të njëjtën të drejtë e ka pasur edhe Aleksanda Vucic, kryeministri i dikurshëm dhe president i tanishëm i Serbisë, mirëpo ai ka zgjedhur të qëndroj në apartamentin e tij bashkë me familje.

Sipas të thënave, Ana Brnabic është një nga më të pasurit në qeveri.

Ajo ka një apartament prej 328 metër katrore, edhe atë në Dedinj, afër villës super luksoze. Kështu që dëshira e saj për tu shpërngulur në villen shtetërore është shokuese për qytetarët e Serbisë.

Brnabic nuk ka thënë asnjë përgjigje për pyetjet që iu janë drejtuar mbi këtë temë.

Image