Pse i harroni emrat pas njohjes?

Kuriozitete September 24, 2017 - 14:55

Sa herë ju ka ndodhur që me rastin e njohjes në po atë çast harroni emrin e personit me të cilën njiheni?

Supozojmë që ju ka ndodhur disa herë. Mos u brengosni, duket se si shumica e njerëzve kanë problem me fiksimin e emrave.

Ekzistojnë disa shkaktarë për shkak të të cilëve shpesh na ndodh. Këto janë disa nga arsyetimet përse ndodh kjo:

Ekziston një shpjegim shkencor, të paktën nga ajo që është thënë nga Victoria Woollaston në “Daily Mail”. Studiuesja thotë se truri ynë është i “shkathët” për të rinjohur detajet e fytyrës – ngjyrën e syve, gjatësinë e hundës, formën e buzës – por për emrat, që për ne janë thjesht tituj arbitrarë, ai kërkon një sforco më të madhe.

“Sepse, emrat janë rastësorë dhe nuk kanë informacione specifike”, shpjegon ajo, “truri lodhet për t’i mbajtur në kujtesë. Dhe duke qenë se truri nuk mund të bëjë lidhjet midis pjesëve të shumta të informacioneve, ka shumë mundësi që emrat të mos i memorizojë aspak”.

Për këtë arsye, është shumë më e thjeshtë të kujtohen emrat e një atleteje të re të skuadrës së qytetit tuaj, ose titulli i suksesshëm i CD-së së re të artistit tuaj të preferuar.