Google Earth me opsione të reja: Ju ndihmon t’i shihni njerëzit brenda shtëpive të tyre

Kuriozitete September 24, 2017 - 08:19

Google Earth ka lansuar opsionin “This is Home”, opsion ky që ua mundëson t’i shihni njerëzit brenda shtëpisë.

Para se të filloni të kërkoni shtëpinë e simpatisë, ndonjë armiku nga puna apo të dikujt që lavdërohet se ka gjithçka në shtëpinë e tyre, duhet të dini se nuk mund të hyni nëpërmjet këtij opsioni në shtëpinë e gjithkujt, transmeton gazetametro.net

Në fakt do të mund të hyni vetëm në 30 shtëpitë që do t’ju shfaqën, duke ju treguar kështu se si jetojnë njerëzit në vende të ndryshme të botës.

Për momentin mund të shohim vetëm shtëpitë e dy familjeve afrikane. Mbi të gjitha me këtë ju do të mësoni diçka më shumë për njerëzit që jetojnë aty.