Vajza nga Nigeria po mahnitë botën me sytë e saj (FOTO)

Kuriozitete September 17, 2017 - 19:13

Vetëm shikoni sytë e saj të bukur... ata janë aq të bukur! Në të vërtetë, sytë e saj shumëngjyrësh janë rezultat i një gjendje të rrallë shëndetësore të njohur si “heterokromia”.

Një vajzë e bukur nigeriane, e njohur si Peace, u pa duke shitur kunguj në një treg në shtetin e Lagos.

Sytë e saj të mrekullueshëm dhe shumëngjyrësh tërhoqën vëmendjen e një fotografi, me emrin Abimbola, i cili menjëherë e fotografoi atë, transmeton Gazeta Express.

Fotografi shpresonte se Peace do të vinte të bënte disa fotografi në studion e tij, por qëllimi i tij i mirë u përball me “xhelozi” nga shitësit e tjerë.

Shitësit madje e bindën nënën e Peace se fotografi ishte një kidnapues. Abimbola shkroi në Facebook: “Nëna e Peace nuk u ankua, tashmë kam folur me babin e saj, ai ishte i mirë, por këto gra nuk mund ta fshihnin xhelozinë e tyre; ato bënë skena dhe e quajtën atë kidnapues... duke bërë që njerëzit të mblidheshin”.

“Gratë thanë se kishin parë fotografitë e saj gjithandej nëpër internet, se ishte shumë e re, unë i pyeta a është shumë e re ajo që të bëhet e suksesshme? Këto gra tentonin ta bindnin nënën e saj që mos më lejonte mua që ta marr atë në studio për fotografi profesionale”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Disa fotografi që ai ia bëri asaj shpejtë filluan të qarkullojnë nëpër rrjete sociale. Elsie Halima Ijorogu-Reed i postoi këto fotografi në Facebook, me mbishkrimin: “Vajza e cila shet perime në tregun Mile 12 të shtetit Lagos, lavdërohet për sytë e saj gjithandej, me shumë njerëz që thonë se nuk njohin ndonjë nigerian që ka kaq sy të bukur.

Sytë shumëngjyrësh nuk janë të zakonshëm në Nigeri. Shumë njerëz janë kureshtarë ta dinë se cila është arsyeja e kësaj ngjyre”.

Image

Image