5 familjet më të pasura të botës: Triliona dollarë pasuri brez pas brezi

Kuriozitete September 17, 2017 - 07:56
Qindra familje rreth botës kanë arritur të grumbullojnë pasuri gjigante, përmes themelimit të kompanive shumë të suksesshme, gjithnjë duke pasur vazhdimësi të menaxhimit të duhur të pasurisë ndër gjenerata, transmeton Gazeta Metro.

Ne ju sjellim 5 familje që konsiderohen të parat në listën e familjeve që kanë më së shumti pasuri në botë

5. Familja Mars

Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si M&M, MilkyWay, Mars e shumë të tjera. Vlera e pasurisë së tyre sillet rreth 78 miliardë dollarë.

4. Familja Koch

Vëllezërit Koch janë të njohur në SHBA për ndikimin në politikën amerikane. Ata kanë pasuri prej rreth 82 miliardë dollarëve.

3. Familja Walton

Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, Walmart. Familja është më e pasura në Amerikë dhe ka 130 miliardë dollarë.

2. Familja Rothschild

Mayer Rothschild kishte zhvilluar një biznes bankar në vitet e vonshme 1700. Që nga atëherë, ata kanë qenë të suksesshëm në biznes dhe kanë grumbulluar pasuri prej 350 miliardë dollarëve.

1.Familja mbretërore e Arabisë Saudite

Kjo familje ka dhjetëra anëtarë, princa e mbretër. Shumica e pasurisë së tyre vjen nga nafta, që e bën këtë familje më të pasurën në botë me pasuri prej 1.4 trilionë dollarësh.