5 kafshët më inteligjente në botë

Kuriozitete September 13, 2017 - 11:04


Është e vërtetë që ne njerëzit kemi aftësinë për të mësuar, për të gjykuar e për të zgjidhur problemet. Mendimet tona janë të komplikuara dhe kemi arritur që, nëpërmjet artikulimit të fjalëve, të shprehim atë që mendojmë. Përgjithësisht këto janë cilësi që tregojnë për inteligjencën tonë. Por nuk duhet të mendojmë kurrsesi se jemi të vetmet gjallesa inteligjente në Tokë. Shumë prej kafshëve të njohura kanë aftësi të komplikuara, të cilat i bëjnë të cilësohen si inteligjente. Ja 10 prej tyre:

 

5) Qentë

Duke qëndruar krah njerëzve për më shumë se 150 mijë vjet, qentë kanë mësuar shumë prej nesh. Studimet kanë treguar se qentë arrijnë t’i kuptojnë njerëzit më shumë se çdo gjallesë tjetër. Duke u bazuar te shoqërimi dhe kujtesa, qentë kanë aftësi sociale shumë të zhvilluara dhe mund të konsiderohen po aq inteligjentë sa një fëmijë. Gjithsesi, disa lloje qensh tregojnë një shkallë më të lartë të të kuptuarit, si Labradorët, Border Collies etj.


4) Balenat

Balena “Sperm” ka trurin më të madh ndër gjallesat e njohura në Tokë, rreth 7,8 kilogramë te meshkujt e rritur. Por duke qenë se për shkak të madhësisë fizike të tyre ka qenë gjithmonë e vështirë stërvitja me to apo studimi, aftësitë e balenave nuk janë shumë të qarta. Balena “Belunga” është një ndër llojet më të studiuara nga njerëzit, duke treguar një shkallë të lartë inteligjence. Madje së fundmi janë vënë re shenja të imitimit të njerëzve.


3) Elefantët

Duke qenë kafshët tokësore me trurin më të madh, elefantët kanë një nivel të lartë inteligjence dhe lidhje të forta familjare.  Elefantët aziatikë bëjnë pjesë në atë grup të vogël kafshësh që zotërojnë aftësinë e ndërgjegjes deri në pikën e të parit të vetes të shkëputur nga mjedisi rrethues. Ata janë gjithashtu të aftë të bëjnë art pa marrë ndihmë, si për shembull të pikturojnë. Tokat e mëdha me tufa elefantësh janë vëzhguar prej kohësh, duke zbuluar një jetë sociale të zhvilluar. Shpesh janë parë të qëndrojnë për një kohë të gjatë të pikëlluar mbi kufomën e një elefanti tjetër, të afërm të tyre.


2) Delfinët

I ashtuquajturi delfini “hundëshishe” është lloji i delfinit më i afërt gjenetikisht me njeriun. I konsideruar si delfini më inteligjent, është kafsha ujore e vetme që e ka kaluar testin e pasqyrës. Në vitin 2013, shkencëtarët zbuluan se delfinët i vendosnin njëri-tjetrit emra të veçantë, duke përdorur fishkëllimën. Mos të lëmë pa përmendur Orkën ose delfinin vrasës, i cili është i aftë të përdorë dialekte dhe të transmetojë informacion ndër brezat pasardhës, gjë që shihet si një formë kulture nga shkencëtarët.

1) Majmunët

Të lidhur vazhdimisht me njeriun, majmunët konsiderohen si kafshët më inteligjente. Në këtë kategori përfshihen 4 lloje: Gorillat, Orangutangët, Shimpanzetë, Bonobot. Secili prej tyre ka një shkallë të lartë inteligjence. Shimpanzetë përdorin shkopinj për të kapur milingonat, ndërsa  Gorillat janë vëzhguar duke përdorur shkopinj për të zbuluar thellësinë e ujit. Majmunët janë shumë të aftë në komunikimin me anëtarët e tjerë të grupit, madje edhe me vetë njerëzit.