Tremben nga tigri, majmunët pësojnë infarkt (Video)

Kuriozitete September 13, 2017 - 10:44

12 majmunë janë gjetur të ngordhur në një pyll në Indi dhe sipas veterinerëve ata kanë pësuar njëkohësisht infarkt në zemër pasi janë trembur nga një tigër.

Majmunët u gjendën nga banorët e zonës, të cilët u habitën nga kjo vdekje kaq masive e majmunëve.

Fillimisht u dyshua se majmunët ishin helmuar, e për këtë arsye u nis edhe një hetim për të gjetur fajtorët, por pas analizave u arrit në konkluzionin se kishin pësuar njëkohësisht infarkt.

“Majmunët mund të kenë ngordhur nga një ulërimë e ndonjë tigri që ka kaluar në atë zonë”, deklaroi një prej veterinerëve, shkruan Daily Mail.