Kuriozitete

Nusja ik nga dasma me 14.000 euro të dedikuara për festë!

 Nusja ik nga dasma me 14.000 euro të dedikuara për festë!
11 shtator 2017 • 15 : 11 foto • zëri.info

 

Dhëndri nga Anglia dhe 29 miqtë e tij mbetën të habitur kur zbuluan se nusja kishte ikur me 14 mijë euro të dedikuara për festën e dasmës dhe i kishe lënë ata në aeroport.

Chris Mahone (27) ishte dashur të kurorëzohet me 29 vjeçen Rrachel Doran, dhe për këtë rast ishin mbledhur në aeroport para fluturimit në Ibiza, ku ishte dashur të organizohet festa katër ditore, transmeton gazetametro.net.

Mirëpo, së shpejti u zbulua se nusja, e cila e kishte marrë përsipër organizimin e dasmës, nuk kishte rezervuar biletat për aeroplan e as akomodim për mysafirët në Ibizë, edhe pse i kishin dhënë paratë për këtë.

“Nusja e arratisur” e kishte bërë këtë nga hakmarrja, sepse gabimisht kishe menduar se Chris e kishte mashtruar. Në hakmarrjen e vet kishte shkuar aq larg saqë i kishte shtypur biletat e rrejshme të aeroplanit për mysafirët me logon e kompanisë turistike lokale./gazetametro/

© zëri.info