Arratisje si në filmat e 'Hollywood'-it, ja si u shpëton prangave të policisë kjo grua (VIDEO)

Kuriozitete September 07, 2017 - 21:04

Departament i policisë së Teksasit po kryen një hetim të brendshëm pasi një grua u shpëtoi nga prangave në anën e pasme të makinës së policisë dhe vodhi automjetin, duke i vënë oficerët në një ndjekje me shpejtësi të lartë.

Kjo ndodhi të shtunën pasi policia prangosi Toscha Sponslerin pranë një dyqani të kozmetikës pasi dyshohej për vjedhje.

Videoja e publikuar nga policia tregon se gruaja arrin të heq prangat, pastaj ngjitet në vendin e shoferit, ndërsa policët kontrollonin çantën e saj jashtë makinës.

Policët e ndoqën makinën e vjedhur për më shumë se 20 minuta me një shpejtësi deri në 180 kilometra në orë. Kjo është videoja e postuar në “Facebook” nga “Zëri i Amerikës”.