Piloti 'çmend' ndjekësit në 'Instagram' (Foto)

Kuriozitete September 07, 2017 - 17:58

Edhe pse është një pilot avioni, ai ka aftësi të jashtëzakonshme edhe në “Photoshop”, duke “çmendur” ndjekësit e tij në “Instagram”.

Më shumë se 43 mijë ndjekës kanë mbetur të habitur me fotot e publikuar në profilin e “Instagramit” me emrin “Pilotganso”.

Piloti ka publikuar foto teksa ka dalë në dritaren e avionit, ndërsa është mbi Dubai.

Disa përdorues të “Instagramit” arritën të kuptojnë se fotot janë të modifikuara, por të tjerë e morën seriozisht.

“Mund të rrezikosh të biesh. Madje rrezikon dhe pasagjerët”, shkruan dikush. “Wow … a nuk u trembe?”, shkruan një tjetër. /Lajmi.net/

Image

Image

Image

Image

Image