Shkencëtarët kanë zbuluar moshën maksimale që një njeri mund të arrijë

Kuriozitete September 07, 2017 - 09:25

 

Studime të reja kryer në Holandë kanë gjetur se maksimumi i tavanit të jetëgjatësisë për një femër është 115.7 vjeç. Për meshkujt është pak më e ulët, afro 114.1 vjeç, por edhe kaq është një kohë e gjatë.

Ky përfundim u arrit nga statisticienët në Tilburg dhe Universitetin Erasmus të Roterdamit, të cilët studiuan të dhëna nga 75,000 njerëz që kanë vdekur në Holandë në 30 vitet e fundit.

Një nga tre shkencëtarët që zhvilluan studimin, Profesor John Einmahl citohet nga Medical Express të ketë thënë: Mesatarisht, njerëzit jetojnë më gjatë, por shumë më të moshuarit midis nesh nuk kanë arritur të jetojnë më gjatë, përgjatë tridhjetë viteve të fundit. Sigurisht që ka një lloj “muri”. E sigurtë është që, jetëgjatësia mesatare është rritur.

Sidoqoftë, tavani maksimal nuk ka ndryshuar. Vetëm për t’i bërë gjërat të qarta nuk ka të bëjë me pritshmërinë e jetës, por jetëgjatësinë, e cila përdoret për të përcaktuar se sa kohë mund të jetojë një individ i vetëm, sa kohë që kujdeset për veten. Këto gjetje lidhen me një studim të kryer në Amerikë, ku nga studiuesit u zbulua një shtrirje e ngjashme jetëgjatësie.

Ata përcaktuan se maksimumi i jetëgjatësisë së një personi është në të nëntëdhjetat dhe nuk ka gjasa që të rritet ndonjëherë përtej 115.

Këto shifra sigurisht që sfidohen prej gruas franceze Jeanne Louise Calment, e cila jetoi deri 122 vjet. Mbajtësi i rekordit botëror është personi më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë, që lindi në vitin 1875 dhe ndërroi jetë në vitin 1997. Nëse rekordi i saj do të thyhet ndonjëherë, kjo nuk dihet, por Einmahl ka për qëllim që studimi i tij të publikohet në muajin e ardhshëm, gjë që mund të zbulojë çelësin për një jetë më të gjatë.