Ky është propozimi më i veçantë për martesë që shqiptari ia ka bërë të dashurës së tij (VIDEO)

Kuriozitete August 20, 2017 - 17:06

Secila femër ëndërron që të gjej mashkullin ideal, por e njëjta gjë vlen edhe për meshkujt të cilët ëndërrojnë që ta gjejnë vajzën e ëndrrave të tyre.

Mirëpo, ajo që do ju ngelet çdo herë në mendje çifteve e sidomos në mendjen e çdo vajze është propozimi i martesës, transmeton “Zeri.info”.

E një propozim të tillë për të dashurën e tij e ka bërë edhe Atdhe Deva i cili jeton në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo video e cila ka ardhur në adresë të redaksisë së sonë, shihet se Atdhe Deva i ka bërë propozimin për martesë të dashurës së tij Diane-s në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ai së bashku me të dashurën e tij Diane, kishin udhëtuar për pushime në Ishullin e Arubes dhe pikërisht ai kishte shfrytëzuar detin e këtij ishulli që ti propozoj të dashurës së tij për martesë, transmeton “Zeri.info”.

Në video shihet se e dashura e tij është befasuar dhe se padyshim që menjëherë ka pranuar që të martohet me Atdheun.

Epo kush do të mund t’i rezistonte një propozimi të tillë!

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. 

Proposal Aruba Underwater Atdhe Deva from Atdhe deva on Vimeo.