'Facebook' ia shpëton jetën 61-vjeçares

Kuriozitete August 20, 2017 - 16:47

Një grua 61-vjeçare, e cila kishte ngecur në pishinë pasi ishin prishur shkallet e saj, kishte vendosur të kërkonte ndihmë në Facebook.

Leslie Khan ndodhej në pishinë më 11 gusht kur shkallet iu kishin prishur, duke e lënë atë të ngujuar.

Ajo ka thënë se nuk kishte fuqi të dilte nga pishina. Askush tjetër nuk ishte në shtëpi dhe telefonin e kishte brenda saj, transmeton Express.

Ajo e ka përdorur një shkop pishine për ta tërhequr karrigen në të cilën e kishte të vendosur Ipadin dhe postoi në një faqe në Facebook, duke kërkuar ndihmë.

Ajo ka treguar se ka shkruar “911” për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzve në Facebook.

Një grua që jetonte afër saj u shkuar te ajo, dhe më pas policia si dhe një fqinj.

Khan, e cila është e mbijetuar e kacerit, ka thënë për WMUR-TV se nganjëherë iu ndihmon të tjerëve e nganjëherë kërkon ndihmë nga ta.