Ndër 16 lojërat tradicionale më të rrezikshme në botë, një nga Kosova (Foto)

Kuriozitete August 19, 2017 - 12:37

Në shumë shtete të botës ka sporte që janë të dhunshme dhe të rrezikshme. Prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Azi e Amerikë Latine, e deri në Kosovë, sportet që përmbajnë dhunë kanë tërhequr njerëzit për dekada me radhë, shkruan Business Insider.

Në Studenican, pranë Shkupit në Maqedoni, meshkujt lyhen me vaj para se të tentojnë ta rrëzojnë njëri tjetrin, në një disiplinë speciale të mundjes. Mundja në vaj është sport kombëtar në Turqi, transmeton gazetametro.Image

Në Bavari, burrat tentojnë ta tërheqin njëri tjetrin përmes tavolinës. Ky sport quhet ‘Fingerhakeln’ dhe tashmë është traditë në këtë pjesë të Gjermanisë.Image

Në Guatemalë, pjesëmarrësit në këtë sport interesant tentojnë ta çojnë topin e zjarrtë në një mur të caktuar. Loja quhet ‘Maya Ball’ dhe është shumë antike.Image

Në Kirgistan, dy burra ngjiten në një kalë dhe tentojnë ta rrëzojnë njëri tjetrin nga kali duke përdorur forcën e trupit. Kush mbetet në kalë, fiton ndeshjen.Image

Kurse, tradita afrikanojugore që quhet ‘Musangwe’ i vë përballë të rinjtë që garojnë duke rrahur njëri tjetrin me grushte. Ky sport praktikohet nga fisi Venda.Image

Sporti kombëtar i Afganistanit është ‘buzkashi’. Kalorësit duhet të mbajnë një dhi pa kokë në duart e tyre teksa përpiqen t’ia marrin njëri tjetrit.Image

Në Maltë është shumë i përhapur ky sport që daton që nga mesjeta. Të rinjtë garojnë duke u ngjitur në disa shtylla për të marrë flamujt që ngjiten aty enkas për këtë sport.Image

Brenda tre minutash, burrat duhet të përballen me mundje me dema gjigantë, sport ky në një provincë të Kinës. Kompeticioni quhet Guanniu.Image

Në Kinë është traditë shumë vjeçare që ekipet të garojnë nëpër stuhi të shiut gjatë festivalit të ‘Anijes së Dragoit’.Image

Ngjitja në pemë është tradicionale në Kosovë. Gjatë lojërave tradicionale të Rugovës, që mbahen gjatë javës së parë të gushtit, garuesit ngjiten në disa drurë të posaçëm të gjatë 8 metra pa përdorur as edhe një mjet tjetër.Image

Kabbadi, që luhet në Indi, kërkon nga burrat që të luftojnë mes vete me forcë nëpër territore të caktuara të fushës, teksa bërtasin me të madhe ‘Kabbadi’.Image

Në Gjeorgji është e famshme loja që quhet Lelo. Një top i rëndë 1.5 kilogramë hidhet nga njëri pjesëmarrës te tjetri, për të arritur nga fshati në fshat. Gjatë tërë kohës pjesëmarrësit luftojnë për kontroll.Image

Ngjashëm si në Gjeorgji, edhe në Britani lojtarët duhet të lëvizin një top nga njëri breg i lumit te tjetri, për të grumbulluar tri pikë dhe për të fituar. Brigjet e lumit janë në një distancë prej 4 kilometrash nga njëri tjetri.Image

Pjesëmarrësit në këtë lojë në Zelandën e Re e lëshojnë një copë djath nga një fushë gati vertikale dhe lëshohen me tërë trupin për ta kapur. Natyrisht që ka lëndime pasi kodra është shumë e pjerrët, por krenaria e fitores është tepër e madhe.Image