Shokohen banorët e Mumbait: Qentë me ngjyrë të kaltër pushtojnë qytetin (Foto)

Kuriozitete August 16, 2017 - 13:30

Qentë në qytetin indian të Mumbait janë duke u shndërruar në mënyrë misterioze në ngjyrë të kaltër të shndritshme dhe shkak mund të jenë mbeturinat toksike.

Vendasit u tronditën kur panë qentë me ngjyrë të kaltër teksa ecnin në rrugët e qytetit.

Besohet se qentë kanë pasur një reagim ndaj mbetjeve të hedhura në lumin Kasadi në lagjen Navi të qytetit.
Qentë e rrugës shpesh kalojnë përmes lumit për të gjetur ushqim, por zona ka pasur ndotje të madhe.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve po bëjnë fushatë duke bërë përgjegjëse firmën, mes frikës se qindra gjallesa të tjera mund të jenë prekur, transmeton oranews.

Afër lumit ndodhen pothuasje 1.000 fabrika. Ndërsa një fabrikë që prodhon detergjentë mendohet se ka hedhur ngjyrën që shkaktoi këtë fenomen të pazakontë.

Image
Image