Vdes burri mė i vjetėr nė botė

Vdes burri mė i vjetėr nė botė

SHPËRNDARJE

12 Gusht 2017 • 16:20 •

I mbijetuari i Holokaustit, Yisrael Kristal i cilësuar nga Rekordet Guinnesssi burri më i vjetër në botë vdiq sot në moshën 113 vjeçare, njoftoi media izraelite.

Hebreu ka lindur më 15 shtator 1903 në Zarnov, në Poloninë e sotme në atë kohë nën pushtimin rus, tre muaj para se vëllezërit Wright të kryenin fluturimin e parë në botë me një avion me motor.

“Yisrael Kristal vdiq të premten, një muaj nga 114 vjetori”, njoftoi e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Ndërsa sipas faqes së informacionit izraelite “Ynet”, Kristal kishte dy fëmijë, nëntë nipa dhe mbesa dhe 32 stërnipa dhe stërmbesa.

Rekordet Guinness e kanë përcaktuar si burrin më të moshuar në botë në mars 2016.

Kristal i kishte mbijetuar Luftës së Parë Botërore dhe kishte jetuar në Lodz, në Poloni, deri në pushtimin nazist më 1939.

Ai ishte shpërngulur më pas me familjen e tij në geton e qytetit.

Katër vite më pas, ai u dërgua në kampin e përqendrimit të Aushvicit.

Gjatë Holokaustit ai humbi gruan dhe dy fëmijët, por arriti të mbijetonte.

Sipas Rekordeve Guinness ai peshonte vetëm 37 kilogramë kur Aleatët çliruan kampin.

I vetmi i mbijetuar nga familja e tij, në 1950 Kristal emigroi në Haifa, në veri të Izraelit, me gruan e gruan e dytë dhe fëmijët.

Ai aty ngriti një pastiçeri të suksesshme deri sa doli në pension.