Youtube shpejt mund të jetë rrjet shoqëror?

Kuriozitete August 12, 2017 - 16:06

Aplikacioni YouTube në telefonat e mençur së shpejti do të ketë shumë opsione të reja, në mesin e të cilave edhe mundësinë për ndarjen e videove me 30 miq.

Me këtë YouTube praktikisht shndërrohet në rrjet shoqëror ngjashëm me Facebook.Kjo do të mundësojë shpërndarje më të shpejtë, unike dhe argëtuese të videove në telefonat e mençur, thuhet në bllogun zyrtar të YouTube.

Opsioni për shpërndarjen e videove përmes aplikacioneve tjera do të mbetet edhe më tej i pranishëm, transmeton  The Verge.

Përveç kësaj, do të aplikohet edhe opsioni për shikimin e përbashkët të videove, me çka YouTube dëshiron shfrytëzuesve t’iu ofrojë mundësinë që në kohë reale të komentojnë atë që janë duke e shikuar.