Pas 4 vitesh martesë e kuptuan se janë vëlla e motër

Kuriozitete August 11, 2017 - 20:12

Një burrë 39-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e tij të dhimbshme me gruan e tij, e cila në të vërtetë doli të ishte motra e tij. Ai ka thënë se ka jetuar i lumtur me të pa e ditur se ishte vëllai i saj dhe ka një djalë me të, por me të marrë vesh të vërtetën, kanë ndryshuar të gjitha gjërat.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Kisha një grua të mrekullueshme dhe një djalë fantastik, por tani jeta ime është copëtuar, sepse jam martuar me motrën time pa e ditur se ishte motra ime.
Unë jam 39-vjeçar dhe u martova vonë në moshën 35 vjeçare.
Unë e dija që kur isha fëmijë se isha i adoptuar.
I kam dashur prindërit e mi që më adaptuan, por gjithmonë e ndjeja veten të palotësuar.
Jeta ime u mrekullua kur takova një vajzë.
Ajo ishte pesë vjet më e re se unë dhe më tërhoqi menjëherë.
Kur biseduam,  më tha se edhe ajo ishte e adoptuar.
Gjithçka hyri në vend pasi kuptova se kisha gjetur dikë që e dinte se si ndihesha unë.
Ajo kishte të njëjtat dyshime dhe të njëjtat ndjenja të mungesës së lidhjes sikurse unë.
Prej asaj dite, ne ishim të pandashëm.
Ndjeja sikur  kisha gjetur më në fund atë që dëshiroja.
Një vit më vonë, u martuam dhe lindëm një djalë të mrekullueshëm që tani është 3 vjeçar.
Ashtu si një budalla, ndjeja se kisha një pjesë të humbur, kështu që doja ta gjeja nënën time të vërteë.
Edhe kjo do të ishte mirë, por unë i kërkova bashkëshortes time të gjente edhe ajo të veten.
Mund ta bëjmë së bashku, i thashë.
Por, duke gjurmuar për nënta tona, ne përfunduam në të njëjtin vend. Ne zbuluam se kishin të njëjtën nënë.
Gruaja ime u shkatërrua dhe ajo u zhvendos me djalin tonë të njëjtën ditë.
Ajo tha se ndihej e ndotur brenda.
Unë kam provuar ta bind atë që ne jemi ende të njëjtët njerëz që si të çmendur ramë në dashuri, por ajo thjesht nuk do të dëgjojë dhe më fajëson mua për tërë këtë rrëmujë.
Ne jemi të divorcuar dhe ajo është larguar nga rrethina, duke marrë djalin tonë me vete.
Unë tani po shkoj nëpër gjykata vetëm për të bërë që ta shoh atë përsëri.
E di që po pi shumë, por njerëzit qeshin me mua pas shpine.
Jam i dëshpëruar dhe duhet të bëj diçka për të larguar dhimbjen.
Përgjigjja e psikologes:
Më vjen shumë keq për të gjithë ju. Ky nuk ishte faji i askujt, por dëmet janë aq të mëdha.
Gruaja juaj ndjen nevojën që dikush të fajësohet, por është krejtësisht e gabuar që ajo t’iu fajësojë juve.
Unë jam e sigurt se ajo dëshiron për të mbrojtur djalin tuaj të vogël nga e vërteta, por ajo nuk mund të rishkruaj historinë për të.
Kontaktoni “Familjeve iu nevojiten etërit” që ndihmojnë prindërit të jenë atje për fëmijët e tyre pas një shkatërrimi familjar. Ata mund t’ju ndihmojnë të përballoni  gjithë këtë dhimbje.
Unë e kuptoj tundimin për të pirë, por kjo nuk do të ndihmojë që lufta juaj të jetë pjesë e jetës së djalit tënd.
Në vend të kësaj, unë sugjeroj që ju të shihni mjekun tuaj dhe kërkoni një referim për këshillim, dhe ndoshta edhe një recetë për ilaqet kundër depresionit për t’ju ndihmuar të kaloni nëpër këtë kohë të vështirë.
Tani për tani, jetoni jetën në këtë mënyrë. Tu lutem, më trego pastaj se si do ju ecë e gjithë kjo.