Kamerieri e pėrzė kryetarin e kuvendit nga lokali

Kamerieri e pėrzė kryetarin e kuvendit nga lokali

SHPËRNDARJE

11 Gusht 2017 • 19:07 •

Një kamerier në një restorant në bregdet i kishte thënë kryetarit të kuvendit lokal se është i detyruar që ta braktisë objektin hotelier sepse ishte në pantallona të shkurtra.

Kryetari i kuvendit Viareggia në bregdetin e Toskanës, e ka përshkruar këtë ngjarje të papëlqyer në profilin e tij në Facebook. Giorgio Del Ghingaro ka thënë se nuk kishte ditur se në restorant ekzistonin rregullat e veshjes.

“Ajo nuk ishte darkë zyrtare, isha me miqtë e mi dhe mendova se mund të vishem në mënyrë më komode”, ka shkruar kryebashkiaku dhe e kishte postuar fotografinë e “bermudeve” të veta.

“Club Nautico” ka kumtuar se i vjen keq për shkak të incidentit dhe që kryetarit të komunës do t’i jep anëtarësim, lajmëron BBC, transmeton gazetametro.net

Del Ghingaro ka shkruar se ishte në ballkon me miqtë e tij në momentin kur i ishte afruar kamerieri dhe i kishte thënë se nuk mund të qëndrojë në restorant sepse nuk mban pantallona të gjata.

Kryetari i Kuvendit ka shkruar se kamerierit i kishte ardhur keq për atë situatë.

Del Ghingaro në fund me shoqërinë e vetë kishte darkuar në një vend tjetër. /gazetametro.net